image Pushteti e shfrytëzon faqen zyrtare të ambasadës në Austri për qëllime elektorale

Politikë

Pushteti e shfrytëzon faqen zyrtare të ambasadës në Austri për qëllime elektorale

news image

Një njoftim jo shumë i zakonshëm ka ardhur së fundmi nga Ambasada e Kosovës në Austri.

Përmes një postimi në profilin zyrtar të kësaj ambasade në Facebook, iu është bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe diasporës, Donika Gërvalla.

“Të nderuar bashkatdhetarë, Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz. Data: E Diel, 3 Nëntor 2024”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Austri.

Pra, siç duket, faqja zyrtare e ambasadës është përdorur për qëllime elektorale, në prag të zgjedhjeve.

/GazetaSinjali/