Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me një postim në Facebook ka kujtuar vëllain e tij, i cili ishte vrarë pas luftës në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Haradinaj ka thënë se pavarësisht që vëllai i tij, Enveri sfidoi vdekjen në beteja, u nda nga jeta padrejtësisht në liri.
“Enver, në luftë dole triumfues pavarësisht se e sfidove vdekjen nëpër shumë beteja, por u ndave padrejtësisht nga ne në liri. Vazhdojmë të jetojmë me kujtimin për ty! Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla!”, shkruhej në postimin e tij.