image "Punova 11 vjet aty, përjetuam shumë sfida", rrëfimi emocionues i gazetarit të Al-Jazeeras për ndërtesën që u shemb

Botë

“Punova 11 vjet aty, përjetuam shumë sfida”, rrëfimi emocionues i gazetarit të Al-Jazeeras për ndërtesën që u shemb

news image

Izraeli ka shkatërruar një ndërtesë shumëkatëshe që strehonte zyrat e Al Jazeeras, Associated Press dhe disa mediave tjera në Gazë, transmeton Gazeta Sinjali.

Safwat al-Kahlout, gazetar i Al Jazeeras reagoi ndaj shkatërrimit ndërtesës, duke thënë se nga aty ka mbuluar shumë ngjarje, shkruan Al Jazeera, transmeton Gazeta Sinjali.

“Unë kam punuar këtu për 11 vjet. Unë kam mbuluar shumë ngjarje nga kjo ndërtesë, ne kemi përjetuar përvoja personale e profesionale. Tani gjithçka, në dy sekonda, sapo u zhduk”, tha ai.

“Të gjithë kolegët e mi, pavarësisht trishtimit, ata nuk ndaluan asnjë sekondë – ata po kërkonin një alternativë vetëm për të mbajtur Al Jazeera në krye të lajmeve”

Harry Fawcett i Al Jazeeraa, i cili ka raportuar gjerësisht nga Gaza, shtoi: “Ky është një moment shumë personal për të gjithë ne. Ideja që vendi nuk është më atje është e jashtëzakonshme për t’u menduar”. /Gazeta Sinjali/