image Punimet në rrjet, KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

Kosovë

Punimet në rrjet, KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

news image

KEDS ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit, ndërprerja e rrymës do të ndodh për shkak të punimeve në rrjet.

Punimet do të kryhen nga ekipet e KEDS-it dhe janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

Njoftimi i plotë:

01.12.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Ferizaj

1.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Sllovia (kodi: 41000003) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Dobratin, Gushtericë e Poshtme, Livagjë, Sllovi, Smallushë, Çollapek, Gllavicë dhe Marevc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive (bartja e rrjetit të tensionit të mesëm në shtylla të reja të betonit.

02.12.2022

Punime në projekte investive

Gjakovë

1.

Nga TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Caralluka (kodi: 82082001) prej orës 09:00 deri në ora 13:00

Vendet: rr.603 Adem Jashari (një pjesë), Rr.605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), Rr.606 Pavarësia (1 konsumator), Rr.610 Hisni Mazreku (1 konsumator), fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës.

Arsyeja: Projekte investive, shtrirje e përçuesit dhe montimi i izolatorëve.

2.

Nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Ponosheci (kodi: 80080006) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i transformatorit në fshatin Jahoc.

3.

Nga TS 35/10[kV] Malisheva do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV TS NGUCAT (TE SABITI) (kodi: 82082005037) nga ora 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: TS 037 Ngucat te Sabiti.

Arsyeja: Projekte investive, shtrirja e kabllos në trasenë ekzistuese.

Mitrovicë

1.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Turiqevci (kodi: 74000006) prej orës 08:30 deri në ora 17:00

Vendet: Llausha, Rakinica, Kopiliq i Epërm, Kllodernica, Turiqefc, Buroj, Vojnik, Izbica, Ozrim, Kopiliq i Ulët dhe Açareva.

Arsyeja: Projekte investive, vendosja e shtyllave te reja te tensionit të mesëm, vendosja e konzollave, shtrirja dhe fiksimi i përçuesve.

/GazetaSinjali/