Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka zgjedhur sot punonjësen e ditës një grua e cia punon në kuzhinën qendrore të kryeqytetit
Këtë Ahmeti e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, ku ka shkruar se Afërdita Gashi po kontribuon në shërbimin e shujtave të ngrohta për familjet në nevojë.
“Gjatë periudhës së pandemisë kolegia jonë nga kuzhina qendrore znj. Afërdita Gashi pa hezitim po kontribuon në shërbimin e shujtave të ngrohta për familjet dhe individët që kanë nevojë për tu ushqyer. Faleminderit shumë per kontributin gjatë kësaj periudhe. Të jemi mirënjohës gjithmonë”, ka shkruar Ahmeti. /Gazeta Sinjali/