image Punëtori në Suharekë dërgohet urgjentisht në emergjencë, pasi rrëzohet nga kati i dytë

Kosovë

Siguri/ Punëtori në Suharekë dërgohet urgjentisht në emergjencë, pasi rrëzohet nga kati i dytë

news image

Një punëtor- i një firme ndërtimore në Suharekë ka pësuar lëndime trupore, për shkak se derisa kishte qenë duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se punëtori i lënduar është dërguar në Emergjencën e Suharekë, ku më pas është dërguar në QKUK për ndihmë mjekësore.

“Viktima mashkull K-Shqiptar punëtor i një firme ndërtimore, derisa ishte duke punuar në një ndërtese, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës. Si pasoj, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar në Emergjencën e Suharekës, e me pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/.