image Punëtori i kompanisë ‘Frutex’ lëndohet duke punuar, dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit

Siguri

Punëtori i kompanisë ‘Frutex’ lëndohet duke punuar, dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit

news image

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë. Një rast i tillë i lëndimit në punë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme në Novak të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës bëjnë me dije se një 29-vjeçar, punëtor i kompanisë ‘Futex’, derisa ka qenë duke punuar ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sinjali mëson se i riu iu është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Posa Policia është njoftuar për incidentin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet nëse janë plotësuar apo jo kushtet e punës dhe masat e sigurisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e sigurisë në vendin e punës”.

Kujtojmë se rrezikshmëria në vendin e punës vazhdon të jetë problem serioz dhe kjo dëshmohet me rastet e shpeshta, për të cilat ka raportuar në vazhdimësi Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/