image Punëtori goditet nga shtylla e betonit në Mitrovicë – pëson lëndime të rënda në këmbë

Siguri

Punëtori goditet nga shtylla e betonit në Mitrovicë – pëson lëndime të rënda në këmbë

news image

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë punimeve në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicën e Veriut, ku një punëtor i kompanisë “Power ING” ka pësuar lëndime serioze si pasojë e rrëshqitjes së një shtylle betoni, raporton Sinjali.

Burimet brenda hetuesisë të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se më 27 maj 2025, rreth orës 12:43, teksa punëtorët po vendosnin shtylla betoni në këtë zonë, njëra prej tyre ka rrëshqitur papritmas dhe ka goditur Janin Sopjanin, 36-vjeçar, në pjesën e sipërme të këmbës së majtë, duke i shkaktuar frakturë të jashtme, sipas mjekëve të emergjencës.

Viktima është transportuar fillimisht në Emergjencën e Jugut, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të specializuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe inspektorati i punës, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar përgjegjësitë dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/