image Punëtorët teknik nëpër qendrat spitalore të Kosovës nga e hëna në protestë

Kosovë

Punëtorët teknik nëpër qendrat spitalore të Kosovës nga e hëna në protestë

news image

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se që nga e hëna të gjithë punëtorët teknik dhe sigurimit fizik në qendrat spitalore do të protestojnë nga dy orë dhe nuk do të ofrojnë asnjë shërbim, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një konferencë për media, kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi tha se kjo protestë vije pas diskriminimit që iu është bërë nga shteti.

“Me prezencën e kryetarëve të shoqatave të punëtorëve teknik e atyre të sigurimit, u mor një vendim që neve na është imponuar për hir të një diskriminimi në raport me punëtorë. Që nga e hëna do të fillohet me protestë dy orëshe, nga 10-12 në të gjitha spitalet Qendrat e Mjekësisë dhe Ambulantat, nuk do të kryejmë asnjë shërbim. I qoftë për marre atyre që na kanë diskriminuar ashtu siç bënë nga viti 1990-99”, tha ai.

Po ashtu, ai njoftoi se mbi 30 për qind të punëtorëve janë të infektuar me COVID-19 e që shteti nuk i ka ndihmuar asgjë. Gjithashtu, Azemi u shpreh se nëse plotësohen kërkesat e tyre, ata nuk do të hyjnë në grevë.

“Nga java e dytë nëse  s’përmbushen  të drejtat  tona ne do të jemi në grevë. Na vjen keq për pacientet. Mbi 30 për qind e punëtorëve i kemi njerëz të prekur me Covid-19 dhe shteti nuk i ndihmoj, por i sanksionoj. Nuk ka më lutje, por vetëm hapa konkret. Kemi të drejtën tonë ligjore që të futemi ne grevë dhe ta kryejmë të drejtën tonë”, shtoi Azemi./Gazeta Sinjali/