image Punëtorët të zhgënjyer nga Qeveria, kryesindikalisti i punëtorëve të sektorit privat i drejtohet Kurtit

Sociale

Punëtorët të zhgënjyer nga Qeveria, kryesindikalisti i punëtorëve të sektorit privat i drejtohet Kurtit

news image

1 Maji, datë kjo e cila zyrtarisht njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, po shënohet me protesta në Kosovë.

Para pak çastesh ka filluar protesta në kryeqytet, e organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë protestë e cila po mbahet para teatrit kombëtar të Kosovës, po marrin pjesë udhëheqësit e shoqatave sindikale.

Protesta u hap me një minut heshtje, si shenjë nderimi për të gjithë punëtorët që vdiqën aksidentalisht në vendin e tyre të punës.

“Sot është një ditë e veçantë për punëtorët, dua t’i ngushëllojë të gjitha familjet e punëtorëve që pësuan aksidente fatale në vendet e tyre të punës për të siguruar kafshatën e gojës. Dhe tani ftoj të gjithë pjesëmarrësit për një minutë heshtje”, tha njëra nga organizatorët.

Një aktivist sindikal, duke folur rreth keqtrajtimit të punëtorëve nga shteti dhe kompanitë private, ndër të tjera tha: “Me këto paga nuk jetohet”.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorin Privat, Jusuf Azemi foli pas tij. Tha se “sindikata luftoi për punëtorët”. Ai tha se Qeveria nuk bëri asgjë për punëtorët.

I nderuar z. kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, kam një pyetje për ju. Pse në ditën e vikendit, pse në ditën e festës, pse na shtyre që të dalim dhe të protestojmë?“, tha ai.

/GazetaSinjali/