image Punëtorët shëndetësorë të hënën protestojnë para Qeverisë

Shëndetësi

Punëtorët shëndetësorë të hënën protestojnë para Qeverisë

news image

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të hënën me datë 08.11.2021 në ora 10:00 do të protestojë para objektit të Qeverisë. Vendimi për protestë është marrë në mbledhjen e kryesisë së FSShK-së, e autorizuar nga Këshilli Drejtues.

Sipas FSShK-së, qëllimi i kësaj proteste është sensibilizimi i opinionit dhe udhëheqjes vendore lidhur me gjendjen e rëndë sociale të punëtorëve shëndetësorë.

Kërkesa jonë madhore është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në Sektorin Publik dhe implementimin e tij nga janari i vitit 2022. Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike, por kërkesë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësorë në veçanti”, thuhet në njoftim për media të FSShK-së.

FSShK kërkon që Qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik./Gazeta Sinjali/