image Punëtorët shëndetësorë nesër hyjnë në grevë

Shëndetësi

Punëtorët shëndetësorë nesër hyjnë në grevë

news image

Punonjësit shëndetësorë nesër do të mbajnë një grevë të përgjithshme, me kërkesat që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Parlament dhe i njëjti të fillojë së implementuari nga viti i ardhshëm.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla.

“Nuk kemi marrë ende përgjigje nga Qeveria. Ne kemi marrë vendim që të enjten të fillojë greva nga ora 07:00 deri në ora 15:00 dhe do të punojmë vetëm për rastet urgjente”, ka thënë Syla.

Këshilli Drejtues i FSSHK-së të enjten e kaluar ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sfeçla dhe ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi, me qëllim që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkojë sa më parë në Parlament dhe të fillojë së implementuari nga viti 2022.

FSSHK-së paralajmëron se grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë. /GazetaSinjali/