Kryetari i sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lami Balaj, po paralajmëron protestë dhe grevë, nëse punëtorëve të Telekomit të Kosovës u zvogëlohet paga, ashtu siç ka marr vendim bordi i Telekomit të Kosovës.
Gazeta Sinjali, kishte raportuar javën e kaluar se varësisht prej gradave në Telekomin e Kosovës, zyrtarëve të saj do t’u zvogëlohet paga nga 10 deri në 20%.
Lidhur me këtë çështje kishte qenë e paraparë që sot të mbahet një takim mes Bordit të Telekomit të Kosovës dhe kryetarit të sindikatës në këtë ndërmarrje, Lami Balaj.
Ai për Gazetën Sinjali ka thënë se takimi ditën e sotme nuk është mbajtur me kërkesën e bordit, për shkak se kryetarja e bordit ka pasur probleme shëndetësore, por takimi është shtyrë për të mërkurën në ora 11:00.
“Mbledhja është shtyre për ditën e mërkurë në orën 11:00 me kërkese të bordit drejtues për shkak të gjendjes shëndetësore të kryetares së bordit, qëndrimet tona si sindikatë janë të qarta, mirëqenia e punëtorit preket vetëm në momentin kur nuk ka zgjidhje tjetër, por ka variante dhe forma të tjera për zgjidhje”.
Balaj paralajmëron greva dhe protesta në rast që mbledhja shtyhet prapë në ditën e mërkurë.
“Në rast që do të këtë shtyrje të takimit prapë, ne si sindikatë do të dalim të mërkurën me qëndrimet tona dhe do t’i përdorim të gjitha format qe na lejon ligji sindikal”, shtoi Balaj për Gazetën Sinjal.
Javën e kaluar ishte marrë vendin që të gjithë punëtorët që i takojnë gradës prej 1 deri në 15 do t’u zbritet paga për 10%, ndërsa për të gjithë ata që punëtorë që i takojnë gradës 16 deri në 18, do t’u zvogëlohet paga për 20%./Gazeta Sinjali/