Sindikata e Shëndetësisë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ka protestuar sot pas sulmit fizik që i është bërë një punonjësi të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Drejtori i Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Avdyl Pacolli tha se protesta është organizuar në shenjë solidarizimi me punëtorin e sulmuar.
Sipas tij, punëtori I.S është sulmuar fizikisht gjatë vizitës shtëpiake deri sa po i ofronte shërbime një pacienti.
Për sulmin ndaj këtij punëtori ka reaguar ditë më parë edhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë.