image Punëtorët e “Prishtina Parking” në protestë, kërkojnë pagat e papaguara

Kosovë

Punëtorët e “Prishtina Parking” në protestë, kërkojnë pagat e papaguara

news image

Punëtorët e ndërmarrjes “Prishtina Parking” kanë dalë në protestë për shkak të mospagesës së pagave.

Protesta po mbahet në objektin e ndërmarrjes në rrugën “Musa Tolaj”, në lagjen “Lakrishte” të Prishtinës, ku punëtorët kanë kërkuar ekzekutimin e menjëhershëm të pagave dhe zgjidhjen e shqetësimeve të tyre.

Sipas organizatorëve, nëse kërkesat e punëtorëve nuk adresohen, mund të ndërmerren edhe masa të tjera sindikale.

Punëtorët pritet të vazhdojnë protestën deri në marrjen e një përgjigjeje për kërkesat e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/