Shoqata Sindikale e Pastrimit ka nisur protestën përpara objektit të Komunës së Prishtinës.
Protesta mbahet si shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj tenderit prej 16.5 milionë euro, që pretendohet se e çon kompaninë drejt falimentimit.
Ata mbajnë pankarta “16 milionë privatit, o për KRM Prishtinën”.
Duke prezantuar kërkesat e njëjta që patën edhe protestën e kaluar, ata thanë se ju është premtuar qe tri vjet investimi në kamionë të rinj.
Duke prerë shiritin e kuq, ata ftuan zyrtarët komunal të shohin se në çfarë kushtesh të rënda janë kamionët e kompanisë, të blerë që 15 vjet e që operojnë në tri ndërrime.