Punëtorët e institucionit financiar jo bankar “Monego” sot po mbajnë protestë para Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës duke kërkuar që të hiqet vendimi dhe të fillojnë punën.
“Duart larg nga Monego”, “Na ktheni vendet e punës”, “Na riktheni licencën”, “Atë që nuk na ofroi shteti na ofroi Monego” ishin disa prej parullave me të cila punëtorët protestuan.
Të premten, BQK mori vendim për heqjen e licencës për këtë institucion dhe atë “IuteCredit”.
Ky vendim ka ardhur pasi dy kompanitë që operonin në Kosovë kanë shkelur vazhdimisht rregullat e operimit.
Ndërkohë Monego ka lëshuar një njoftim për klientët që kanë obligime, se ku mund t’i paguajnë këstet e kredive.
Sipas njoftimit klientët pagesat mund t’i bëjnë në Bankën për Biznes (BPB), Postën e Kosovës, Western Union dhe Vllesa Co./Gazeta Sinjali/