image Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sërish në protestë

Kosovë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sërish në protestë

news image

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot do të protestojnë para Qeverisë, me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo protestë do të mbahet në orën 11:00.

“Lotaria e Kosovës mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019, ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se punëtorët e lotarisë kanë protestuar edhe muaj më herët për t’i realizuar kërkesat e tyre.

/Gazeta Sinjali/