image Punëtorët e Lotarisë protestojnë para Qeverisë, kërkojnë miratimin e ligjit dhe kthimin në vendet e punës

Sociale

Punëtorët e Lotarisë protestojnë para Qeverisë, kërkojnë miratimin e ligjit dhe kthimin në vendet e punës

news image

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës është duke mbajtur një protestë para Qeverisë së Kosovës, ku po kërkon miratimin e ligjit për këtë kategori dhe kthimin në vendet e punës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo protestë e punëtorëve të Lotarisë, vjen dy vite pasi janë pezulluar nga puna ndërsa nuk iu është bërë ndonjë zgjidhje ende.

Ibadete Hasani Berisha, punëtore e Lotarisë së Kosovës, ka thënë se pandemia COVID-19 ua ka rënduar edhe më shumë gjendjen këtyre punëtorëve.

“Ne me 10 maj 2019 jemi pezullu nga puna dhe kane kalu dy vjet që atëherë por Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap”, tha Berisha.

“Kërkojmë miratimin e ligjit dhe pagat, punëtorët janë në hall, çdo herë premtohet se do të zbutet papunësia e neve na kanë lënë pa punë. Kemi bërë kërkesa disa herë, kemi dërgu email, por në shumicën e rasteve nuk na kanë kthyer përgjigje. Do të vazhdojmë me protesta deri në plotësimin e kërkesave tona”, ka shtuar Berisha.

 Berisha ka treguar se janë mbi 65 punëtorë që janë pezulluar nga puna.

/GazetaSinjali/