image Punëtorët e KOSTT-it paralajmërojnë grevë nëse s'u rriten pagat, kërkojnë dorëheqjen e bordit dhe kryeshefit

Sociale

Punëtorët e KOSTT-it paralajmërojnë grevë nëse s’u rriten pagat, kërkojnë dorëheqjen e bordit dhe kryeshefit

news image

Punëtorët e Sistemit Elektro-Energjetik të Transmetimit të Kosovës do të protestojnë ditën e hënë.

KOSTT ka njoftuar se me 29 janar nga ora 11:00 do të protestojë me qëllim rritjen e pagave, shkruan Sinjali.

Kjo protestë thuhet se vjen si shprehje e paknaqësisë së Sindikatave dhe Punëtorëve të KOSTT-it me prezantimin e “Rritjes së Përshkallëzuar prej 15 për qind deri në 3 për qind të aprovuar” nga kryeshefi ekzekutivi i KOSTT-it, me datën 24.01.2024.

Sinjali ka kontaktuar me Kryetarin e Sindikatës së KOSTT-it, Arben Pllana i cili tha se konkurset e brendshme janë bërë shqetësim, pasi po hapen konkurse të jashtme për t’i nënçmuar punëtorët e brendshëm.

“Protesta po bëhet, pasi që konkurset e brendshme janë shqetësim, po pritet që me dështu konkursi i brendshëm dhe me u hap konkursi i jashtëm, kjo është pak për t’i nënqmuar punëtorët e brendshëm. Gjithashtu është rritje e përshkallëzuar e pagave ku ka bërë rritje për stafin më të ulët prej 7 për qind, ku paga e kryeshefit është tetë fishi i pagës minimale. Dhe si shenjë pakënaqësie të përshkallëzimit të rritjes, ku ZRRE e ka lejuar të këtë një rritjë për shkak të inflacionit, do të thotë se inflacioni e ka prekur menaxhmentin e jo klasën punëtore”, tha ai.

Pllana tha se si Sindikatë ndihen të neglizhuar pasi ky vendim i bordit të KOSTT-it është marr pa pëlqimin e tyre.

“Ne do të kerkojmë qe ky vendim i përshkallëzuar që është marrë pa pëlqimin tonë. Ne kemi kërkuar që së pari të na prezantohet neve të sindikatave, na kanë neglizhuar, nuk po na konisderojnë si Sindikatë e Punëtorëve, por kjo është shkuar vetëm tek bordi dhe e kanë bërë qysh kanë dashtë vetë”, tregoi ai.

Ai tutje tha se bordi dhe kryeshefi duhet të japin dorëheqje dhe se në rast se nuk realizohen kërkesa e tyre, do të vazhdojnë me grevë.

“Ne do të kerkojmë që të kthehet vendimi mbrapa dhe kërkesa jonë ka qenë qe 20 për qind rritje e pagës bazë për stafin: Inxhenierikë, teknikë, specialistë e deri tek pastruesit ose rroga minimale e mirëmbajtësit. Nëse nuk e tërhekin këtë, ne do të shkojmë me protestën e rradhës, nësë nuk ka rezultat dhe nuk binden që duhet të shfuqizohet ky vendim atëherë ne do të shkojmë drejt grevës, mas protestës do ta formojmë edhe këshillin grevist dhe të japin dorëheqje bordi dhe kryeshefi”
, u shpreh Pllana për Sinjalin.

/GazetaSinjali/