image Punëtorët e KEK-ut sot protestojnë, duan rritje pagash

Sociale

Punëtorët e KEK-ut sot protestojnë, duan rritje pagash

news image

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës sot nga ora 12:00 do të protestojnë në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Ata përmes këtij veprimi sindikal po kërkojnë rritje pagash.

Krahas rritjes së pagës punëtorët e KEK-ut, po kërkojnë edhe pagesën për shujtën ushqimore, rrezikshmërinë në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës po për këtë kërkesë.

Në përkrah kësaj proteste i ka dal edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

/GazetaSinjali/