Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se do i japin kohë Qeverisë deri të martën që të plotësojnë kërkesat e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kërkesat ata i shohin të arsyeshme, sot brenda ditës do të diskutohet që Qeveri që të merret një vendim. Se cila do të jetë shuma, sot ose nesër të merret një vendim. Kemi kërkesë imediate që të fillohet të bëhet pagesa para festave të vitit të ri”, ka thënë ai.
Ndryshe, mbi 2 mijë punëtorë teknik në spitalet rajonale në Kosovë dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare kanë hyrë në grevë në orët e hershme të ditës së sotme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre për pagesat shtesë nga ana e Qeverisë./Gazeta Sinjali/