image Punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë një person me aftësi të kufizuara

Biznes

Punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, të punësojnë një person me aftësi të kufizuara

news image

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar, punëdhënësit obligohen që për çdo 50 të punësuar, ta punësojnë së paku një person me aftësi të kufizuara.

Sipas MFPT-së, punëdhënësit nga sektori publik, privat dhe organizatat joqeveritare të cilët nuk e përmbushin obligimin ligjor, obligohen që për nxitjen e punësimit të kësaj kategorie, të paguajnë kontribute mujore në lartësi të pagës minimale.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me programin Qeverisës, mbetet e përkushtuar për të krijuar qasje të barabartë në tregun e punës për të gjitha kategoritë shoqërore”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ministria ka publikuar edhe numrin e llogarisë në të cilën mund të bëhen kontributet mujore në llogarinë e veçantë në Thesar.

/GazetaSinjali/