image Lëshohen në qarkullim pullat postare “Kujdes – COVID -19”

Kosovë

Lëshohen në qarkullim pullat postare “Kujdes – COVID -19”

news image

Posta e Kosovës, ka lëshuar në qarkullim pullat postare të titulluara ”Kujdes – COVID -19”.

Kjo u bë me qëllim të përkrahjes së fushatës së institucioneve për rëndësinë e masave mbrojtëse të përcaktuara nga IKSHPK-ja, për mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e pandemisë globale COVID -19.

Pas dorëzimit të ekzemplarëve të parë të pullave postare te ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ushtruesja e detyrës së zëvendëskryeshefes ekzekutive, Fakete Kadiu me bashkëpunëtorë kanë vazhduar aktivitetin e shpërndarjes së pullave postare te ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndërsa në ditët në vijim do t’iu dorëzohen edhe institucioneve relevante, thuhet në njoftim.

Pamjet e pullave postare në imazhe bartin tri porosi të aktualitetit jetësor: Përpjekjet e Kosovës për mbrojtje nga përhapja e pandemisë me mbajtjen e maskës, distancën fizike dhe higjienën personale duke u kujdesur për shëndetin personal dhe kolektiv, deri në zhdukjen e virusit.

/Gazeta Sinjali/