image Puig mbetet i shokuar pasi e kuptoi se nuk bën pjesë në planet e Koeman

Futboll

Puig mbetet i shokuar pasi e kuptoi se nuk bën pjesë në planet e Koeman

news image

I riu i Barcelonës, Riqui Puig është shokuar kur dëgjoi se Ronald Koeman nuk do ta përfshinte atë në planet e tij për sezonin 2020-21, raporton Sport. 

Mesfushori, i cili është nën kontratë deri në vitin 2021, kishte bërë përshtypje në paraqitjet e tij sezonin e kaluar dhe shpresonte të konsolidonte vendin e tij në skuadër përpara se të mësonte se nuk do të bënte pjesë në planet e Koeman në Camp Nou.

Nën Quique Setien, Puigit iu dha një mundësi të luante për ekipin e parë dhe bëri paraqitje të mira. /Sinjali Sportiv/