image Puding me fara Chia dhe kafe - Sinjali

Puding me fara Chia dhe kafe

news image

Ky desert i shëndetshëm është fantastik jo vetëm për mëngjes, por dhe për një vakt dytësor si ai i paradites apo pasdites.

Përbërësit:

– ½ filxhan kafe të ftohtë;

– ½ filxhan qumësht tërshërë (ose qumësht perimesh sipas zgjedhjes suaj);

– ¼ filxhan fara chia;

– 1 lugë çaji mjaltë

– fruta të ndryshme (luleshtrydhe, boronicë, banane…).

Përgatitja:

Peshoni të gjithë përbërësit dhe hidhni në një kavanoz dhe përzieni.

Mbyllni kavanozin me kapak, lëreni në frigorifer brenda natës (të paktën 6 orë).

Farat chia mund të ngjiten në fund, kështu që mund ta përzieni pas një kohe.

Nëse mendoni se është shumë i trashë, shtoni pak më shumë lëng dhe kthejeni në frigorifer rreth 15 minuta para ushqimit. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: