Është publikuar videoja e kryebashkiakut shqiptar, Lefter Alla, duke thithur kokainë në një ambient publik.
Hoxha tha se pamjet janë kapur nga kamera sigurie dhe momenti është fiksuar disa kohë më parë.
“Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Është një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirë administrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë.
Këtu është një ambient publik dhe bëhet fjalë për një moment diskreditues”, tha Artan Hoxha.
Prej gazetarit, por edhe nga Partia Demokratike konfirmohet se bëhet fjalë për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.