Një video është publikuar në ueb faqet shqiptare që pretendohet se disa policë shqiptarë të cilët ndihmat e destinuar për të prekurit nga tërmeti i kanë marrë për vete.
Në video një qytetar dëgjohet teksa komenton veprimin e dyshimtë të policëve shqiptarë, që shihen se ndihmat i lënë në një shtëpi private, e jo për atë që kanë nevojë.
Kujtojmë se nga Kosova, por edhe nga vende të tjera, janë duke u dërguar ndihma të shumta banorëve të Shqipërisë të cilët prej dy ditëve janë duke u goditur pandërprerë nga tërmetet.
Deri më tani kanë vdekur 49 persona, ndërsa ndihmë mjekësore kanë marrë rreth 800 veta./Gazeta Sinjali/