image Publikohet video, kështu do të duket iPhone 12

Telefona

Publikohet video, kështu do të duket iPhone 12

news image

Prezantimi i iPhone 12 i kompanisë Apple është afër. Po dëgjojmë thashetheme në lidhje me telefonin e radhës nga Apple dhe të asaj se çfarë ka për të ofruar kjo kompani.

Me katër modele për të zgjedhur, një mori ngjyrash të reja dhe një procesor të ri bionic A14 të shpejtë, iPhone 12 i ardhshëm duket se di t’i ngazëllejë tifozët që janë duke e pritur, por për ata që duan pak më shumë, mund ta shikojnë këtë video mahnitëse të re të aparatit që duket i shkëlqyeshëm.

Video konceptuese nga DMJ4D tregon iPhone 12 Pro me një ekran 6.1 inç të ri super retina XDR, konfigurim të kamerës së trefishtë prapa dhe katër ngjyra: e bardhë, e zezë, e kuqe dhe bluja e re e errët që është vendosur të zëvendësojë ngjyrën e gjelbër.

Një iPhone i pestë, LTE, 12 është vendosur të bashkohet me ta në formacion si një opsion më i përballueshëm, por kjo është përfolur se do të dalë në treg në vitin 2021, kështu që do të duhet pak kohë para se ta shohim atë.

Nëse paratë nuk janë problem për ju, atëherë mund të blini edicionin iPhone 12 Pro Space Odyssey që vjen me një çmim prej më shumë se 5 mijë euro, ose edicionin Musk Be On Mars iPhone 12 Pro SpaceX.

Për të gjithë të tjerët, iPhone 12 do të fillojë me një çmim prej 699 dollarë për modelin bazë iPhone 12, 799 dollarë për iPhone 12 Max, 1,049 dollarë për iPhone 12 Pro dhe 1,149 dollarë për iPhone 12 Pro Max. /Gazeta Sinjali/