image Publikohet për herë të parë letra e shkruar në shqip e Nënë Terezës /Foto

Sociale

Publikohet për herë të parë letra e shkruar në shqip e Nënë Terezës /Foto

news image

Dje, shenjtorja shqiptare me famë botërore Nënë Tereza kishte 112-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, shumë personalitete e kujtuan humanisten e madhe të të varfërve me rrënjë shqiptare, brenda dhe jashtë vendit.

Po kështu, Kisha e Shën Mhillit publikoi për herë të parë një letër të Gonxhe Bojaxhiu, shkruar në shqip, duke heshtur një herë e mirë të gjithë ata (njerëz, por jo vetëm), që thonë se Nënë Tereza nuk dinte të fliste dhe të shkruante në gjuhën tonë amtare:

“LETER E PAPUBLIKUAR E NENES TEREZE – VITI 1969

Me rastin e 112 vjetorit të lindjes së Nënës Tereze, po e publikojmë një letër monumentale e shkruajtur në shqip nga e shenjta, Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Tereze (e papublikuar kurrë më parë).

Letra e shkruajtur nga dora e Nënës Tereze, mban datën më ???????? ???????????????? ???????????????? dhe i është drejtuar mbesës së saj ????????????????????, që jetonte në Melburn të Australisë.

Përmes kësaj letre, e shenjta shqiptare, nga Kalkuta e Indisë, e përshendet atë dhe e njofton se më 22 të po atij muaji do të shkonte në Romë dhe nga atje, prapë në Kalkuta.

Sa për dijeni ???????????????????? ka qenë personi i vetëm i gjakut të saj (pas vëllait Lazrit i cili jetonte në Palermo të Italisë), që Nënë Tereza e ka vizituar rregullisht, dhe për dijeni të disave që kanë pretendime tendencioze se Nëna Tereze s’ka folur dhe s’ka shkruajtur shqip”.

/GazetaSinjali/