image Publikohen pamje të rënda të ushtarëve të vrarë në qytetin e Ukrainës

Botë

Publikohen pamje të rënda të ushtarëve të vrarë në qytetin e Ukrainës

news image

Një konvoj rus është shkatërruar në një qytezë afër Kievit. Pamjet e rënda nga gjendja atje janë publikuar nga mediat në rrjete sociale.

Mediumi “NEXTA”, ka publikuar pamje të rënda të ushtarëve të vrarë rusë, në Gostomel, afër Kievit.

Sot, në orët e para të mëngjesit, Ukraina ka raportuar se forcat ruse kanë bombarduar termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia, që është më i madhi në Evropë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ukraina njoftoi se trupat ruse kanë marrë kontrollin e centralit bërthamor, Zaporizhzhia, disa orë pas shpërthimit të zjarrit në objektet e tij. Derisa shërbimet ukrainase të emergjencës kanë thënë se kanë shuar zjarrin, i cili ka qenë jashtë kontrollit në këtë central.

/GazetaSinjali/