Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicon për dy ndeshjet e muajit tetor.
Kosova më 10 tetor do të luajë ndeshje miqësore me Gjiblartarin dhe më 14 tetor do ta luajë ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020” kundër Malit të Zi.
Në dy ndeshjet e këtij muaji do të jenë në dispozicion 25 lojtarë. Do të kthehen lojtarët si: Benjamin Kololli, Herolind Shala dhe Lirim Kastrati, të cilit nuk ishin të pranishëm në ndeshjet e fundit./Gazeta Sinjali/