image Publikohet kënga e shumëpritur e Era Istrefit, Offset dhe Yellow Claw

Bota e Yjeve

Showbiz/ Publikohet kënga e shumëpritur e Era Istrefit, Offset dhe Yellow Claw

news image

Artistja e njohur shqiptare me famë botërore, Era Istrefi, ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Let’s Get Married”, e cila është në bashkëpunim me Offset dhe Yellow Claw, transmeton Gazeta Sinjali.

Kënga është publikuar e shoqëruar me videoklip në kanalin zyrtar të Yellow Claw në YouTube.

“Let’s Get Married” qysh në orët e para nga publikimi ka marrë komente të shumta pozitive. Publiku ndër të tjera ka vlerësuar edhe zërin e Erës, duke e krahasuar atë me Rihannën.

Kujtojmë se në vitin 2020, Era Istrefi do të nis turneun debutues botëror. Artistja shqiptare në këtë turne muzikor do të vizitojë 20 qytete, në mesin e të cilave natyrisht që do të jenë edhe Prishtina e Tirana./Gazeta Sinjali/