image Publikohet fotoja e grabitësit të vrarë në Shtime

Kosovë

Publikohet fotoja e grabitësit të vrarë në Shtime

news image

Është publikuar fotografia e Fehmi Gashit, të dyshuarit për vjedhje në një shtëpi në Shtime, ngjarje kjo për të cilën ka raportuar Sinjali ekskluzivisht në detaje, gjatë tërë ditës së djeshme.

Fotoja është publikuar nga të afërmit e viktimës, një ditë pas sulmit, që la të vdekur grabitësin dhe të plagosur, pronarin e shtëpisë.

Grabitësi i dyshuari, i vrarë në Shtime, është djali i policit, Bajram Gashi, ka bërë të ditur dje Sinjali.

Fehmi B. Gashi, dje në orët e hershme të mëngjesit, dyshohet se kishte hyrë për ta grabitur në një shtëpi në Shtime. Më këtë rast, ai është përballur me pronarin e shtëpisë dhe vëllain e pronarit me ç`rast ka gjetur vdekjen. Gjatë kësaj përleshjeje ka mbetur i plagosur edhe pronari i shtëpisë A. Ndrecaj i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në shtëpinë e vëllëzërve Ndrecaj dyshohet se u vodhën 24 mijë franga zvicerane. Të dyshuarit e tjerë që ndihmuan në kryerjen e kësaj vepre ndodhen në arrati./Sinjali/