Pas takimit mbrëmjen e djeshme të Luizit me nënën e tij, pati shumë aludime rreth asaj nëse Kiara Tito është takuar me nënën e partnerit të saj
Ndonëse një moment ajo u pyet nga djali i saj për takimin me Kiarën, Anxhelina ia bëri si me shenjë, por nuk foli pasi kjo konsiderohet si informacion nga jashtë.
Por, ditën e sotme, është publikuar fotoja e tyre e parë bashkë duke shuar kështu zërat se mes tyre mund të ishte një marrëdhënie jo e mirë.
Një llogari në Instagram, me emrin Andrea, ka publikuar një imazh ku Angjelina dhe Kiara shihen duke ecur me sa duket në një park në Tiranë.
Kujtojmë që të shtunën e 6 majit është edhe finalja e madhe e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania, ku garojnë Luizi, Efi, Kristi dhe Deamishel.