image Publikohet bilanci i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, rritet numri i viktimave

Rajon

Publikohet bilanci i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, rritet numri i viktimave

news image

Maqedonia e Veriut ka shënuar 137 raste të reja, 10 viktima dhe 131 pacientë të shëruar nga pandemia e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup-64 raste, Shtip-19 raste si dhe në Strugë 14 raste. Qytetet tjera kanë më pak se 10 raste të koronavirusit.

Sipas statistikave të fundit, janë regjistruar gjithsej 9 mijë e 547 raste me COVID-19, prej të cilëve 5 mijë e 71 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me pandeminë e kanë humbur 442 pacientë. Për momentin në Maqedoninë e Veriut ka 4 mijë e 34 raste aktive me koronavirus./Gazeta Sinjali/