image Publikohet bilanci i fundit rreth koronavirusit në Maqedoni, regjistrohet edhe një viktimë

Rajon

Rajon/ Publikohet bilanci i fundit rreth koronavirusit në Maqedoni, regjistrohet edhe një viktimë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë dhe janë regjistruar edhe 33 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Pas gati 10 ditëve, numri i të infektuarve është përsëri më i madh se numri i të shëruarve.

Në Shkup janë 11 raste të reja, në Veles 9 raste, në Prilep 5, nga dy raste në Kumanovë, Manastir dhe Tetovë dhe nga një rast në Shtip dhe Kriva Pallankë.

 Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 pacientë dhe është regjistruar një viktimë nga Velesi.

Në shtatë qendra testimi janë bërë 332 teste.

Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut  shkon në 1.572, prej të cilëve 1.079 janë shëruar, kurse 89 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19./Gazeta Sinjali/