image Publikohet bilanci i fundit në Gjermani, rritet numri i të infektuarve me koronavirus

Botë

Publikohet bilanci i fundit në Gjermani, rritet numri i të infektuarve me koronavirus

news image

Gjermania gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 407 raste të reja të koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 183,678, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Përveç se u shtuan rastet e reja me koronavirus, u shënuan edhe 33 viktima të reja teksa numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 8,646.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus.

Qeveria gjermane ka paralajmëruar se nga 15 qershori do t’i hapë kufijtë për udhëtime ndërkombëtare me vendet e Zonës Schengen dhe me disa shtete të tjera evropiane. /Gazeta Sinjali/.