image Publikohet bilanci i fundit i viktimave nga koronavirusi në Britani

Botë

Pandemia/ Publikohet bilanci i fundit i viktimave nga koronavirusi në Britani

news image

Britania e Madhe ka regjistruar 346 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit duke çuar totalin në 31 mijë e 587.

Po ashtu në spitalet e britanisë janë 11 mijë e 809 pacentë dhe ka një rënie të ndjeshme pasi dje kishte 12 mijë e 284.

Por qeveria britanike duket se nuk do të lëshojë kaq shpejt masat ndaj COVID-19.

Ministri i Transportit Grant Shapps paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë hap drejt lirisë, por vetëm një lehtësim gradual pasi virusi është ende vdekjeprurës./Gazeta Sinjali/