image Publikohet bilanci i fundit i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Publikohet bilanci i fundit i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithashtu brenda kësaj kohe janë shënuar 316 raste të reja pozitive ndërsa janë shëruar 195 persona.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 35 raste, Mitrovicë 23 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 10 raste, Lipjan 10 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 9 raste, Viti 8 raste, Kamenicë 6 raste, Podujevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Dragash 5 raste, Klinë 5 raste, Drenas 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Novobërdë dhe Shtime.

/GazetaSinjali/