image Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Maqedoninë Veriore, vdesin 10 persona

Rajon

Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Maqedoninë Veriore, vdesin 10 persona

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3 mijë e 283 testime për COVID-19, prej të cilave 449 kanë rezultuar pozitivë kurse 10 persona kanë vdekur.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 27 pacientë nga koronavirusi, duke e çuar kështu në 89 mijë e 249 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 99 mijë e 31 raste pozitive me COVID-19, 3 mijë e 47 kanë vdekur kurse 6 mijë e 735 raste janë ende aktive./Gazeta Sinjali/