Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se shtatë persona kanë vdekur dhe 186 të tjerë janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit.
Sipas deklaratës së bërë nga ky institucion, në Shkup janë regjistruar 56 raste të reja, më pas vijon Kumanova-16, Shtipi-8, Prilepi-7, Tetova-10, Struga-6, Strumica-12, Kriva Pallanka-3, Radovisha-2, Koçana-17, Probishtipi-1, Makedonski Brodi-1, Valandova-1, Dellçeva-1, Sveti Nikolla-2, Kërçova-3, Resnja-1, etj.
Në Institutin për Shëndet Publik, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 85 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë gjithsej 16 mijë e 274 persona janë infektuar me këtë virus në Maqedoninë e Veriut, prej tyre 13 mijë e 635 janë shëruar, 675 kanë vdekur. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut është 1 mijë e 964.