image Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut: 47 viktima dhe 627 rsate të reja

Rajon

Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut: 47 viktima dhe 627 rsate të reja

news image

47 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, janë shënuar 627 raste të reja si pasojë e COVID-19.

Sipas Institutit, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.865 testime.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 148.618, numri i të shëruarve është 125.593 kurse i viktimave shkon në 4.556.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 18.469 raste aktive./Gazeta Sinjali/