Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve janë shënuar 8 vdekje dhe 373 raste të reja me koronavirus, kurse janë shëruar 309 persona.
Që nga fillimi i pandemisë, janë shënuar 98 mijë e 174 raste pozitive me COVID-19, 88 mijë e 778 janë shëruar, 3 mijë e 18 persona kanë vdekur kurse janë 6 mijë e 378 raste aktive./Gazeta Sinjali/