image Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Publikohet bilanci i fundit i COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 mijë e 13 testime për COVID-19 prej të cilëve 374 persona kanë rezultuar pozitivë kurse kanë vdekur 11 persona.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 378 pacientë të cilët ishin të infektuar me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 90 mijë e 471 raste me COVID-19, prej të cilëve 76 mijë e 423 janë shëruar, 2 mijë e 779 kanë vdekur kurse janë 11 mijë e 269 raste aktive.

/Gazeta Sinjali/