Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë testuar 1 mijë e 963 mostra, 18 prej të cilave kanë rezultuar pozitive me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Ndërkaq, gjatë këtij intervali kohor ka ndërruar jetë një pacient i infektuar me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar kështu në 105 mijë e 255 numrin e të shëruarve, që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 165.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës sot pritet të miratojë masat e reja antiCOVID, në mbledhjen që është duke u mbajtur në këto momente./Gazeta Sinjali/