image Publikohet bilanci 24 orësh rreth koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Publikohet bilanci 24 orësh rreth koronavirusit në Maqedoninë e Veriut

news image

Dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë regjistruar 145 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 1,772 mostra.

Viktimat janë nga Dibra dhe Struga, të moshës 67, përkatësisht 48 vjeçare.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 216 persona.

Në total, në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 14,600 raste me koronavirus, ndërsa 606 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 11,741 persona, ndërsa janë edhe 2,253 raste aktive. /Gazeta Sinjali/