image Publikohen të dhënat e fundit rreth COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Publikohen të dhënat e fundit rreth COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore raportoi për 6 pacientë të vdekur dhe 140 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Gazeta Sinjali.

Rastet e reja janë nga këto vendbanime: Shkup-47, Kumanovë-18, Shtip-3, Prilep-7, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-3, Manastir-3, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-3, Gjevgjeli-4, Strumicë- 4, Kriva Pallankë-2, Radovish-4, Krushevë-1, Koçani-5, Probistip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Delçevë-2, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2, Resnjë-2.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 60 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 16,557 persona, 13,792 prej të cilëve janë shëruar, ndërsa 689 kanë vdekur.

Numri i rasteve aktive është 2,076.

/Gazeta Sinjali/