image Publikohen rezultatet e analizave për gruan që dyshohej se ka koronavirus

Publikohen rezultatet e analizave për gruan që dyshohej se ka koronavirus

news image

Rezultatet e analizave të pacientes e cila ishte e shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK nën dyshimet se është prekur nga virusi me origjinë nga Kina, bëjnë me dije se nuk ka koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas analizave të bëra, ajo rezulton se nuk e ka koronavirusin e ri, ka konfirmuar Instituti i Shëndetësisë Publike.

Mjekët kanë bërë të ditur se pacientja, shtetase e Britanisë së Madhe që punon në Kosovë, ka shkuar në spital për t’u kontrolluar pasi i është shfaqur një kollë.

Ajo kishte qëndruar në një qendër për ski jashtë Kosovës, ku ka mësuar se disa persona dyshohej se ishin prekur nga koronavirusi. Mirëpo rezultatet e analizave për pacienten kanë dalë negative.

Mjekët konfirmuan se Kosova është ndër shtet e para që ka siguruar materialin e nevojshëm shëndetësor për të diagnostikuar koronavirusin.

Kujtojmë se numri i viktimave në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 723, raportohet për mijëra të tjerë të infektuar. /Gazeta Sinjali/