Kanë rezultuar negative testimet e 5 pacientëve të dyshuar për koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Nga data 08.02.2020 deri me 09.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 62 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, thuhet në njoftimin e tyre.
Dy nga vajzat e dyshuara për koronavirus kishin ardhur nga Italia në Kosovë. /Gazeta Sinjali/